United Hospital

Osmani, ambasadorëve: Jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Politika e jashtme gjithmonë duhet të jetë në interes të shtetit, në interes të qytetarëve të saj dhe e bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike, ndërtimin e partneritetit me shtete nga kontinente të ndryshme dhe në thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicional strategjik. Kështu ka theksuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë hapëse të Konferencës Vjetore të Ambasadorëve të Republikës, e cila po mbahet në Prishtinë.

Presidentja ka theksuar se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur lidhur me politikën tonë të jashtme si dhe për mjedisin rajonal, global e kontinental në të cilin gjendemi si shtet, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika jonë e jashtme dhe shërbimi ynë i jashtëm si dhe për të përçuar tek diplomatët tanë mesazhet lidhur me temat kyçe të politikës së jashtme.

“Andaj kjo konferencë duhet të na mundësojë përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon në politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike, si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave më të mira me të cilat duhet të përmirësohemi. Ju si diplomat të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit”, ka theksuar Osmani.

FIDANISHTJA

Tutje presidentja u ka thënë ambasadorëve se ata në njërën anë me veprimet e tyre duhet të pasqyrojnë vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin ndërmarrës e inovativ të qytetarëve tanë, e në anën tjetër të jenë dritarja nëpërmjet së cilës komunikojnë e ndërtojnë ura bashkëpunimi me institucione e organizata në vendet ku punojnë e shërbejnë si shtëpi e Kosovës edhe për mërgatën tonë.

“Andaj ju kërkoj që të shtoni përpjekjet bashkërisht me ne si dhe angazhimin tuaj që Kosova të ketë sa më shumë miq e sa më shumë partner në arenën ndërkombëtare si dhe të komunikoni e bashkëpunoni edhe më afër me zyrën e presidentes dhe të gjitha institucionet tjera drejtë realizimit të synimeve të përbashkëta për një Kosovë më të fortë”, ka nënvizuar e para e shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.