Ermir Lenjani në radar të Bastia-s
E ardhmja e Ermir Lenjanit mbetet ende një mister. Futbollisti shqiptar, i aktivizuar sezonin e fundit në radhët e Nantes mund të transferohet në një tjetër skuadër në kampionatin francez.
Pasi refuzoi kalimin te Guingamp del një skenë një tjetër nga Ligue 1 që dëshiron shërbimet e 27-vjecarit. Bëhet fjalë për Bastian, që është në kërkim të një lojtari që mbulon krahun e majtë nga mbrojtja deri në sulm.
Lenjani ka profillin e duhur për këtë rol, por më parë palët duhet të bien dakord për cështjet financiare. Pikërish mosakordimi përsa i përket pagës që do të përfitonte lojtari, bëri që të mos arrihej marrëveshja me Guingamp.
Një gjë është e sigurtë, Lenjani nuk është në planet e Nantes, ndaj duhet të gjejë patjetër nje destinacion të ri para se të mbyllet merkatoja e verës.
Gjatë sezonit të kaluar Lenjani është aktivizuar në 20 ndeshje me Nanten në kampionat, por që nuk mjaftuan për të qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe për seoznin e ardhshëm.
(Kosova Sot)


