ARKATANA

Januzaj do të kërkojë ta ‘shpëtojë’ karrierën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Adnan Januzaj do të mundohet ta ‘shpëtojë’ karrierën tek Sunderlandi, ku iu dha mundësia të huazohet për një sezon nga Manchester United, raporton Zëri.

Futbollistin kosovar e afroi trajneri David Moyes, me të cilin ishte ngritur përkohësisht në Old Trafford, ndërsa tash dëshiron ta tregojë veten dhe ta arsyetojë besimin e trajnerit.

“Menaxheri ma dha mundësinë të vi këtu dhe ta tregoj veten”, deklaroi 21 vjeçari për uebfaqen zyrtare të klubit.

Uji Dea

“Erdha këtu që të luaj dhe mezi pres të punoj përsëri me David Moyesin”, ka shtuar futbollisti nga Istogu.

“Më ka pëlqyer stili i ekipit të tij me shumë liri dhe besimi që ma jep mua trajneri Moyes. Nëse keni besim, atëherë mund t’i realizoni gjërat siç duhet”, përfundoi Januzaj, i cili vjet ishte huazuar për gjysmë sezoni tek Borussia Dortmundi. /Zëri/