Veseli: Qeveria do riformatohet
Ai në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar gjatë takimit është biseduar për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme.
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka filluar ditën duke takuar me Komunitetin e Biznesit.
Ai në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar gjatë takimit është biseduar për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme.
Postimi i Kryetarit Kadri Veseli në Facebook:
“Në takim me Zyrën e Komunitetit të Biznesit, në Kuvendin e Kosovës, biseduam për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme. U pajtuam që gjatë procesit të riformatimit të Qeverisë, të dëgjohen dhe merren parasysh propozimet e komunitetit të biznesit. Po ashtu, diskutuam për nevojën e shtyrjes së afatit për shlyerjen e borxheve të bizneseve deri më 31 Dhjetor 2016”, thotë ai.


