Eko Higjiena

Hasanbegasit i falënderohen Turqisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Banorët e fshatit Hasanbeg të Maqedonisë thonë se po ndihmohen vetëm nga Turqia dhe jo nga Kosova dhe Shqipëria. Një javë pas vërshimeve që morën 22 jetë njerëzish dhe u shkatërruan shumë shtëpi hasanbegasit deklarohen plot mirënjohje ndaj shtetit turk, që sipas tyre është i vetmi që mori me seriozitet gjendjen e tyre të lënë në mes të ujit, baltës dhe pa ushqim e veshmbathje. Ata deklarohen për “Zërin” se gjendja është shumë e mirë pasi “ka ardhur Turqia e po na ndihmon, tashmë jemi duke i bërë ballë situatës”.

Sipas banorëve ndihma nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende në fshat.

Mobi Casa

Abdylhamit Abazi bën të ditur se ndihmat nga Kosova e nga Shqipëria nuk kanë arritur. “Në Hasanbeg përveç atyre nga shteti i Turqisë që po ndihmojnë tash, në fshat nuk kanë arritur ndihma të tjera”, thotë ai, duke u shprehur i ngushëlluar me gjendjen pas katastrofës natyrore, pasi që dikush së paku iu doli më në fund në ndihmë, shkruan, ‘Zeri’.

Kosova përveç deklarimit të shqetësimit lidhur me gjendjen pas vërshimeve, përmes një komunikate dhe dërgimit të një ekipi prej tetë pjesëtarësh të zjarrfikësve, nuk ka deklaruar ndonjë ndihmë tjetër për fshatin Hasanbeg.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.