Dianës po i mungon Amerika
E ftuar në pjesën e dytë të emisionin ’21 Gradë’ ishte modelja Diana Avdiu. Diana e cila profesioni e modeles e ushtron në SHBA, ka folur rreth karrierës së saj.
Diana tha se është duke i munguar Amerika, pasi që është bërë një kohë e gjatë që nuk ka qenë atje dhe se në shtator do të shkoj në Amerikë.
‘Kur vi në Kosovë dhe rri më shumë se dy muaj thom sdi pse erdha ktu, mirëpo kur je në lëvizje është më mirë’ tha Diana.
Po ashtu modelja tha se është duke i munguar shoqëria në Amerikë dhe mënyra e të jetuarit atje,pasi që të gjitha gjërat i bënë më orar në Amerikë./21Media


