Pse Adelina Berisha shtyu publikimin e këngës së re?
Këngëtarja Adelina Berisha dje paralajmëroi se do ta publikonte një këngë të re, madje duke publikuar edhe trajlerin e klipit.
Mirëpo, publikimi i këtij projekti muzikor do të shtyhet për disa ditë, shkruan Gazeta Express.
E një nga arsyet se përse këngëtarja ka marrë një vendim të tillë ka të bëjë me anën vizuale.
Kjo për shkak ky projekt pritet të jetë një nga më profesionale të saj, prandaj nuk dihet se me çka do të na befasojë ajo.
E se çka do të sjellë Adelina pritet të shihet./Gazeta Express/


