KKVITI

As Tare nuk e di të ardhmen e Berishës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e Etrit Berishës, i cili do të mësojë nëse do të mbetet në planet e Lazio-s, apo do të largohet në drejtim të një skuadre tjetër në ditët e fundit të afatit kalimtar. Situata e portierit titullar të Kombëtares shqiptare është aq e pasigurt, sa edhe vetë drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të merret një vendim rreth kësaj çështje.”Nuk ka asnjë problem në këtë aspekt, por po vlerësojmë situatat.

Brenda një kohe të shkurtër do të marrim një vendim. Një largim i mundshëm i Berishës ose Marcheti-t? Mund të ndodhë, ashtu si nuk mund të ndodhë. Të presim edhe pak ditë dhe ky aspekt do të qartësohet”, tha ai para gazetarëve.

ARKATANA

Sipas medieve italiane, presidenti Claudio Lotito i kishte dhënë garanci Berishës para fillimit të edicionit se do të ishte ai portieri titullar te Lazio. Trajneri Simone Inzaghi nuk është i bindur nga cilësitë e portierit shqiptar dhe ka kërkuar që të afrohet një gardian tjetër, duke i hapur rrugë si largimit të Berishës, ashtu edhe të Federico Marcheti-t.

(Kosova Sot)