Fundamenti

Gjilanasi menaxher i futbollit në Apolonia të Fierit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Klubit futbollistik të Apolonisë së Fierit si menaxher tani e tutje do t`i prijë menaxheri i mirënjohur i futbollit Fahredin Bejtullahu nga Gjilani. Bejtullahu i cili është i licencuar tani e shumë kohë në UEFA e FIFA i cili një kohë të gjatë është duke punuar në klubin e madh të futbollit Francez Lion tani e tutje do ta bëj menaxhimin e klubit të qytetit historik Fierit në Shqipëri.

Menaxheri Gjilanas Bejtullahu shumë futbollist nga mbar bota i ka transferuar nëpër klube të ndryshme Evropiane.

Fahredin Bejtullahu ka bërë të ditur për rajonipress se tani do të jetë shumë më afër vendlindjes së tij dhe do t`i përcjell me të madhe nga afër futbollistët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

”Skuadra e Apolonisë është një skuadër e cila ka traditën e sajë të futbollit në Shqipëri nga ky klub kanë dal shumë emra të mëdhenj të futbollit Shqiptar. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të jem pjesë e këtij klubi me traditë të gjatë të futbollit, por në mesin e këtij klubi kam gjetur shumë njerëz të aftë dhe të mirë të cilët përpos që kontribuojnë për klubin ata me të madhe kontribuojnë për të mirën e futbollistëve të rinj dhe vet futbollit Shqiptar” thekson Bejtullahu.

Mobi Casa

Bejtullahu ka bërë të ditur se Akademia e futbollit të Apolonisë së Fierit është njëra ndër më të mira në Shqipëri. “Akademia e futbollit të Apolonisë i përmbush të gjitha standardet e UEFA-s dhe FIFA-s, sepse kanë një infrastrukturë shumë të mirë dhe së bashku me udhëheqësit e klubit të Apolonisë do të ndërtojmë themelet e këtij klubi drejt perspektivës së futbollit të Shqipërisë”.

Menaxheri i ri i Apolonisë Bejtullahu për një kohë shumë të shkurt ka bërë të ditur se do të testoj disa futbollist të Kosovës, por së pari ata duhet të verifikohen.
”Tani fillon Kampionati i futbollit të Kosovës dhe në agjendën time janë nja katër futbollist të Kosovës dhe pritet shumë shpejt t`i transferoj në Shqipëri”.

Bejtullahu ka premtuar se së bashku me njerëzit e Apolonisë do ta rikthej shkëlqimin e klubit nga Fieri.
”Jam shumë i lumtur që i takoj këtij qyteti historik dhe këtyre njerëzve të mrekullueshëm së bashku si brenda klubit ashtu edhe nga vet qytetarët së bashku me tifozët e klubit do të jemi një befasi e këndshme për futbollin e Shqipërisë” tha Bejtullahu.

Klubi futbollistik Apolonia e Fierit është themeluar në vitin 1925, stadiumi i saj është “Loni Papuqiu” d3he ka 7000 mijë ulëse në stadium. Ka qenë fitues i Kupës së Shqipërisë në vitin 1997-98 ndërsa Superkupën e kishte fituar në vitin 1998. është katër herë kampione e Kategorisë së Parë ndërsa ishte pjesëmarrëse në UEFA në vitin 1989-90 dhe 1998-99./sylejman ismajli/rajonipress/