Zyrtare: Basha transferohet te Bari
Migjen Basha është praktikisht një futbollist i Barit. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit nga San Nicola dhe do ta vazhdojë karrierën në Serinë B italiane.
Basha kishte i cili kishte edhe një vit kontratë me skuadrën Luzernës është shkëputur përfundimisht nga klubi zviceran dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Barin.
Pas 6 muajve ku luajti në formë huazimi te Como, 29-vjeçari i kombëtares kuqezi transferohet në një skuadër më të fortë që ka si objektiv kryesor ngjitjen në Serinë A italiane.
Basha ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe tashmë mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i skuadrës së drejtuar nga trajneri Roberto Stellone.
Bari është skuadra 8-të italiane në karrierën e deritanishme të 29-vjeçarit shqiptar pas Lucheses, Viareggios, Riminit, Frosinones, Atalantës, Torinos dhe Comos.
Basha pëlqehej nga trajneri Stellone dhe projekti i ekipit nga Pulja e bindi për ta vazhduar karrierën te Bari.
Me kombëtaren shqiptare Migjen Basha ka zhvilluar deri tani 15 ndeshje teksa ka arritur të realizojë edhe 3 gola.
Ai ishte pjesë e kuqezinjëve në Euro 2016-të duke u aktivizuar si titullar nga trajneri Gianni De Biasi në fitoren historike që Shqipëria arriti ndaj Rumanisë falë një një goli të Armando Sadikut në ndeshjen e saj të fundit në grupin A.
(Kosova Sot)


