Hysaj zbulon të ardhmen
Elseid Hysaj zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë me Napolin në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ku mposhtën Monakon me rezultat të thellë 5-0.
Në një prononcim për mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares i siguroi të gjithë tifozët se ka arritur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës.
Ai shtoi se është përshtatur shumë mirë edhe me ambientin në këtë qytet, ka marrë edhe një shtëpi, pasi dëshiron ta veshë sa më gjatë këtë fanellë.
Hysaj u transferua në skuadrën napolitane vitin e kaluar, duke qenë i pa zëvendësueshëm në pozitën e tij.

