Tensionet e para, Januzaj e refuzon Mourinhon, pritet ndëshkimi i tij
Adnan Januzaj nuk e ka mirëpritur vendimin e Jose Mourinhos për ta lënë atë në stërvitje me skuadrën e të rinjëve. Futbollisti kosovar i është përgjigjur trajnerit portugez duke refuzuar që të stërvitet me skuadrën e të rinjëve te United.
Ai nuk është paraqitur dje fare në stërvitje si shenjë e pakënaqësisë me vendimin e Mourinhos. Por ky veprim i tij pritet ti kushtoi djaloshit nga Istogu pasi që mund të dënohet për refuzimin që ka bërë.
Tensionet e para me Mourinhon prite të shpiejnë me largimin e tij nga United në këtë afat kalimtar. Transferimi te Sunderland është më i afërti, transfer që pritet të ndodhë në mes të këtij muaji./Indeksonline/


