Eko Higjiena

Hasanbegu në gjendje të mjerueshme- Shtëpi të rrënuara, fëmijë, gra dhe pleqë nëpër rrugë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas rreshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së sotshme, fshati i Hasanbegut pësoi më së shumti. Si pasojë e rreshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz.

Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Terez”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para. Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonsië kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm.

Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë, kurse ende po vazhdon evakuimi i personave që kanë mbetur të bllokuar nga uji në shtëpitë e tyre. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi, por dal ngadalë po bie niveli i ujit edhe në këtë kanal, transmeton TV21.

Uji Dea

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.