ARKATANA

Deri më 14 tetor definohet kufiri në mes jugut dhe veriut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekipet negociatore të Prishtinës dhe Beogradit në takimin e fundit, me ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur pajtimin që kufiri në mes të dy komunave të Mitrovicës të definohet deri më 14 tetor të këtij viti. Portali “Kossev” në veri të Mitrovicës ka përcjellë disa nga vendimet që janë marrë në takimin e fundit, e që janë pajtuar të tri palët në procesin e bisedimeve në Bruksel, BE-ja, Prishtina dhe Beogradi.

Sipas marrëveshjeve të arritura, të dielën më 14 gusht do të fillojë procesi i të ashtuquajturit rivitalizim i urës kryesore mbi lumin Ibër. Pas përfundimit të punëve të ristrukturimit, ura do të jetë krejtësisht e hapur më 20 janar 2017. Ky është afati më i ri që kanë caktuar ekipet negociatore. Gjithashtu me fillimin e rivitalizimit të urës do të fillojë gjithashtu edhe rivitalizimi i rrugës kryesore të Mitrovicës së veriut.

ARKATANA

Rruga kryesore në veri të Mitrovicës “Mbreti Peter I”, e cila fillon nga ura kryesore e Ibrit, do të shndërrohet në zonë për këmbësorë, ndërkohë që në dy anët e urës në drejtim të “Lagjes së Boshnjakëve”, “Tre soliterëve” dhe të Suhadollit do të ndërtohen rrethrrotullime. Këto janë detaje të reja që kanë dalë nga takimi i fundit i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.