Hidromorava

Pas Arsenalit, gjiganti tjetër anglez e kërkon Mustafin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Chelsea ka hyrë në luftë për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Pas Arsenalit, tani edhe Chelsea i ka hy seriozisht garës për mbrojtësi shqiptar të Vlaencias, Shkodran Mustafin. BBC raporton se ‘Blutë e Londrës’ janë vënë në ndjekje të Mustafit tash e një kohë të gjatë, i cili po kërkohet edhe nga Arsenali.

Uji Dea

Madje BBC shkruan se Mustafi tashmë është në negociata me Arsenalin, por duket se Chelsea ka vendosur t’ia prishë punët ‘Topçinjve’ – për të cilin shumë shpejt do të dërgojë edhe ofertë zyrtare në drejtim të Valencias.

Trajneri i londinezëve, Antonio Conte, mendon se Shkodran Mustafi do ta ndihmonte shumë skuadrën e tij në repartin e mbrojtjes andaj do të bëjë çmos që ta sjell në ‘Stamford Bridge’. /Express/