Solomon përsëri shpëtimtar i Gjilanit
Gjilan – Skuadra e Gjilanit ka arritur fitore edhe në xhiron e dytë në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Malishevën me rezultat 1:0. Gjilani kishte rast të mirë të kaloj në epërsi në minutën e 13.
Mevlan Zeka u ndal në zonë nga kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu dhe gjyqtari Eridon Podvorica tregoi në pikën e bardhë.
Nga penalltia dështoi Arbnor Ramadani. Ai qëlloi shtyllën. Golin e tri pikëve për skuadrën e Gjilanit e shënoi Theophilus Solomon në minutën e 67-të.
Gjilani ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve dhe renditet i pari. Në javën e ardhshme Gjilani takohet me Drenicën në Skenderaj./rajonipress/


