Eko Higjiena

Berisha: Shqiptarët janë gjithmonë luftarakë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse Salzburg është kualifikuar në play-off të Ligës së Kampionëve, një meritë ka edhe Valon Berisha, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë.

Në një intervistë pas ndeshjes, Berisha vlerësoi lojën që ekipi shqiptar tregoi në Austri, paçka se skuadra e tij e Salzburgut fitoi me rezultatin 2-0. Duke folur për mikrofonin e “TVSH”-së, ai vlerësoi në veçanti formën e treguar nga Trashi, ndërsa i uroi suksese të mëtejshme të kuqtë në përballjet e ardhshëm në Evropë dhe në kampionatin shqiptar.

Valon, ishte një kualifikim që vërtetë duhet të merrnit përballë Partizanit, por ndoshta gjithçka u vendos në “Elbasan Arena”?
Berisha: Partizanit i them bravo. Ka zhvilluar një lojë të mirë. Shqiptarët janë gjithmonë luftarakë, hallall ju qoftë. Unë i uroj suksese për më tej. Për ne ishte sukses 1-0 që në ndeshjen e parë dhe tani u kualifikuam për në Europë. Ndjenja shumë të mira.

Hidromorava

Berisha lojtari më i mirë i Salzburgut?
Berisha: Faleminderit, por i gjithë ekipi ka luajtur një lojë të mirë.

E keni shikuar në dy ndeshje Partizanin, si të duket niveli i kampionatit shqiptar?
Berisha: Shumë mirë. Mua Trashi më pëlqen shumë, lojtar i fortë edhe ekipi gjithashtu. I uroj suksese për më tej dhe suksese për në Evropë.