Hidromorava

Januzaj mund t’i kushtoj Sunderlandit 12 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sunderlandi duhet të shpenzoj 10 milionë funte (rreth 12 milionë) euro për transferimin e Adnan Januzajt nga Manchester United.

Ylli kosovar, Adnan Januzaj gjatë kësaj vere do të largohet nga Manchester Unitedi, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Kurse, skuadra e Sunderlandin, e cila drejtohet nga David Moyes, ka shfaqur interesim që ta transferoj lojtarin me prejardhje nga Istogu.

ARKATANA

Sipas tabloidit britanik,The Sun, Sunderlandi duhet të shpenzoj 10 milionë funte (rreth 12 milionë) euro për transferimin e Adnan Januzajt nga Manchester United, përcjell Express.

Thuhet se Januzaj nuk dëshiron të kaloj askund si huazim, por synon të arrijë një marrëveshje të përhershme. Përveç Sunderlandit, interesim për Januzajn ka shfaqur edhe Lazio e Milan. /Express/