Fundamenti

Andi Lila transferohet në Holandë?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Andi Lila, mbrojtësi i skuadrës greke PAS Giannina, ka zgjuar interesimin e skuadrës holandeze, Utrecht.

Pas paraqitjes së mirë që bëri me Kombëtaren në Euroi 2016 Andi Lila ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Evropë. Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës greke të PAS Giannina, ditët e fundit ka marrë një ofertë konkrete nga skuadra holandeze, Utrecht.

FIDANISHTJA

“Panorama Sport” ka mësuar se klubi holandez ka avancuar në bisedimet me futbollistin dhe burimet bëjnë me dije se janë shumë pranë një akordi dhe mungojnë vetëm disa detaje të vogla që të zyrtarizohet. Utrecht ka vënë në dispozicion afro 200 mijë euro për kartonin e lojtarit dhe klubi helen është bindur.

Pak ditë më parë, 30-vjeçari ka marrë edhe një ofertë nga skuadra greke e Asteras Tripoli, por klubi aktual i lojtarit nuk ka pranuar. Mirëpo, pas ofertës së bërë nga holandezët, Pas Janina do të përfitojë edhe financiarisht nga transferimi.