Mobi Casa

Napoli blindon Hysajn, ja sa është klauzola e largimit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Pas largimit të Higuain, Napoli nuk dëshiron të humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm. Një ndër ta është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Drejtuesit napolitanë kanë vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishje të njëanshme të kontratës. Nga kontrata e re, shkodrani pritet të fitojë rreth 1.6 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Hidromorava

Për mbrojtësin kuqezi ka pasur oferta nga skuadra të ndryshme të Evropës, si Bayern, Barcelona dhe Arsenal, me shifra që shkonin deri në rreth 26 milionë euro.

Hysaj i ka refuzuar këto dhe në ditët në vazhdim pritet zyrtarizimi i rinovimit me Napolin. /Express/