Nëse Sadiku transferohet në këtë klub është një befasi e madhe
Armando Sadiku mund t’i bashkohet Ansi Agollit në radhët e Karabak. Kjo është ajo që raporton portali azerbajxhanas“rekord.az”, sipas të cilit, ka qenë mbrojtësi i përfaqësueses ai që i ka bërë propozimin trajnerit Kurbanov që të afrojë sulmuesin shqiptar.
Problem mbetet çmimi i kartonit që i ka vënë Zyrihu, por klubi azerbajxhanas ka një buxhet relativisht të lartë.Gjithsesi duhet parë edhe dëshira e lojtarit, i cili shpresonte për një ekip të madh pas një Europiani që e pa atë si protagonistë.


