Uji Dea

Drejtësia, ‘martesë’ me bizneset oligarkike

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Duket se ka një bashkëjetesë në mes të drejtësisë së korruptuar e të inkriminuar dhe mafio-bizneseve monopoliste, ku kjo e fundit nuk preket për shkak të fuqisë së madhe ekonomike dhe ndërhyrjes së ndikimit të madh politik që ka në të gjitha institucionet e pushtetit dhe në të gjitha nivelet.

Për këtë shkak burim i të gjitha të këqijave është vetë sistemi politik i ndërtuar keq, i cili e ka bërë sistemin e drejtësisë që të jetë i varur dhe i ndikuar nga mafio-politika dhe mafio-bizneset e lidhura me politikën dhe pushtetin.

Njohësit e fushës së ekonomisë dhe analistë të çështjeve politike shprehen se ekziston një bashkëjetesë mes drejtësisë së korruptuar në njërën anë dhe mafio-bizneseve monopoliste, shkruan gazeta Kosova Sot.

ARKATANA

Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se pa dyshim se ka një bashkëjetesë të madhe në mes të drejtësisë së korruptuar e të inkriminuar dhe bizneseve monopoliste, të cilat janë ndërtuar mbi koncepte mafioze. “Sot, në Kosovë, pothuajse gjithkund bizneset janë të paprekshme, jo pse ato janë aq të fuqishme dhe as për trimërinë që kanë pronarët e tyre, por për vetë faktin se prapa tyre qëndrojnë oligarkët e fuqishëm politikë, të cilët nga prapavija i udhëheqin gjigantet ekonomike, ku nëpërmes tyre si duket e kanë korruptuar edhe sistemin e drejtësisë, ose përmes fuqisë ekonomike shantazhojnë gjithçka”, shprehet Dibrani.

Fama e paprekshme e liderëve politikë

Dibrani ka nënvizuar se ndërhyrjet e politikës janë aq të mëdha, saqë nuk kanë lënë asnjë segment jetësor pa prekur, ndërsa të punësuarit e tyre sikur luajnë lojën e djallit për të rekrutuar edhe punëtorët e tjerë, të cilët kanë mundur të mbeten të paprekshëm. “Kësisoj, në kuadër të këtyre zhvillimeve shihen të gjitha ndërhyrjet e politikës, kurse ndikimi i saj është i madh, madje shumë i madh dhe i tejdukshëm, i cili e ka të shtrirë tërë rrjetin e vet nëpër të gjitha institucionet e pushtetit, dhe në të gjitha nivelet. Andaj, edhe lihet përshtypja se duke i kontrolluar bizneset e mëdha dhe ato të mesme ata ushtrojnë më mirë ndikimin e tyre, ndërsa ndikimi i tyre në bizneset e vogla më shumë bëhet për t’i frikësuar dhe mbajtur nën kontroll pronarët e caktuar, sesa për ndonjë përftim a leverdi që mund të kenë”, është shprehur Dibrani. Sipas Dibranit, burimi i të gjitha të këqijave është vetë sistemi politik i ndërtuar keq, pasi, sipas tij, nëse shikohen kuvendet zgjedhore të partive politike që nga niveli qendror e deri tek niveli lokal, do të shihet një sistem kontrolli i rreptë, që nuk përkon me demokracinë dhe as me shtetin ligjor. “Strukturimet partiake dhe fama e paprekshme e liderëve politikë është identike tek partitë politike në Kosovë, të cilat as për së afërmi nuk i plotësojnë standardet e partive simotra në vendet e Bashkimit Evropian, andaj ne mendojmë se kanceri i të gjitha të këqijave është bartur nga partitë në pushtetin shtetëror dhe nëpër vendet ekzekutive të këtij sistemi, derisa një gjë që bie në sy është indiferenca e shtresës intelektuale ndaj politikës, kurse në botën perëndimore, marrja me politikë është akt patriotik i intelektualëve të aftë dhe të ndërgjegjshëm, përmes të cilëve shtyhen agjendat dhe përparohet vendi, gjersa tek ne shprehet një refuzim i pamenduar mirë kundër intelektualëve të aftë dhe të ndërgjegjshëm vetëm pse merren me politike. Prandaj, duke e lëshuar sistemin politik në duart e matrapazëve dhe gangsterëve, për pasojë të këtij veprimi, ky mentalitet është bartur kudo në sistemin e drejtësisë, i cili në masë të madhe është i varur nga pronarët e bizneseve dhe grupet e interesit nëpër partitë politike dhe institucionet shtetërore, prandaj nuk duhet përjashtuar as sistemin e drejtësisë, e cila është pjellë e këtij mentaliteti”, është shprehur Dibrani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.