ARKATANA

Demarkacioni në Arbitrazh, vizat nuk hiqen shpejt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Profesori universitar, Vigan Qorrolli, thotë gjatë një interviste për “Zërin” se nëse në shtator dërgohet në Arbitrazh demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, atëherë kjo çështje mund të zgjidhet në fund të këtij viti. Pasi që, sipas tij, edhe ashtu nuk ka ndonjë indikacion që vizat për Kosovën do të hiqen shpejt.

Nëse palët pajtohen që demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të dërgohet në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, atëherë zgjidhja e kësaj çështjeje mund të bëhet deri në fund të këtij viti.

ARKATANA

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Vigan Qorrolli, ligjërues i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke shtuar se edhe ashtu nuk ka ndonjë indikacion se vizat për Kosovën do të hiqen shpejt.

“Ashtu-kështu vizat nuk do të liberalizohen shpejt. Asnjë indikacion për të kundërtën deri më tash nuk ka. Kemi një kërkesë të BE-së kundrejt Kosovës për ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje si kusht për liberalizimin e vizave, për çka unë gjykoj se për shtetin më i rëndësishëm është territori sesa udhëtimi i qytetarëve pa viza. Kjo mund ta prolongojë procesin e vizave, por jo ta stopojë atë”, ka pohuar Qorrolli./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.