Xhaka shkëlqen në fitoren e Baselit
Taulant Xhaka luajti 90 minuta, në pozicionin e tij të zakonshëm, mesfushor para mbrojtjes në një skemë 4-2-3-1, duke pasur një rendiment konstant, edhe pse nuk pati shumë punë për të bërë.
Basel e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri pasi ka fituar 5-1 në transfertën kundër Vaduzit duke treguar edhe një herë që nuk ka rival në Zvicër.
Që në minutën e katërt sulmuesi Mark Janko shënoi për Baselin dhe më pas nuk pati histori, edhe pse në minutën e 31’ Vaduzi ngushtoi rezultatin në 1-2.
Taulant Xhaka luajti 90 minuta, në pozicionin e tij të zakonshëm, mesfushor para mbrojtjes në një skemë 4-2-3-1, duke pasur një rendiment konstant, edhe pse nuk pati shumë punë për të bërë.


