UBT

Milot Rashica në fokusin e Ajaksit të Amsterdamit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Milot Rashica ishte një ndër zbulimet më të bukura gjatë edicionit të shkuar. Anësori i kombëtares shqiptare spikati në shumë takime me Vitessen duke qënë vendimtar për skuadrën e drejtuar nga Henk Fraser.

I përhershëm në formacionin titular ai zhvilloi 31 ndeshje duke gjetur rrugën e rrjetës në 8 raste. Talenti kuqezi nuk i shpëtoi vëmëndjes së disa klubeve europiabne, ku në një moment u duk se Napoli po planifikonte negociata zyrtare me klubin holandez, por më pas erdhi rinovimi i Callejon dhe italianët u tërhoqën, ndërsa Rashica vijon të mbetet nën radarët e Cheslea, megjtihatë një tjetër klub me emër po përmendet së fundmi mes pretendentëve për të fituar shërbimet e 20 vjeçarit.

Ajaksi i Amsterdamit që është pa diskutim emri më i madh i futbollit holandez ka humbur të drejtat e Arkadius Milik, me polakun që do të transferohet tek Napoli dhe për këtë arsye ka nisur kërkimin për një zëvendësues, dhe në këtë pikë Rashica duket se është pjesë e listës së harkëtarëve.

Mobi Casa

Lajmin e konfirmon e përditshmja holandeze De Telegraf e cila ndër të tjera shton se Ajaksi është i gatshëm të paguaj edhe shifrën prej 8 milion eurosh që kërkon Vitese nëse Rashica përzgjidhet mes alternativave të tjera si lojtari i parë që mud të marrë vendin e Milik, pavarësisht se roli nuk është krejtësisht i njëjtë.

Sigurisht 25 milion eurot që bardhekuqtë do të përfitojnë nga largimi i Milik ndihmojnë shumë edhe në planin financiar. Djaloshi nga Vushtrija cilësohet me të drejtë si një nga talentët më premtues në Holandë, madje u përzgjodh si një ndër zbulimet më të bukura gjatë edicioit të kaluar.

Mbetet për tu parë nëse drejteusit e klubit nga Amsterdami do të vendosin ët organizojmë nëj sulm të vërettë për ta afruar në skuadër futbollistin e kombëtares shqiptare.