Mobi Casa

Si u prit para 30 viteve futbollisti më i mirë i Kosovës, gjilanasi Sadullah Ajeti tek presidenti Ibrahim Rugova?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët shqiptarë në fillim të viteve të 90-ta, ishin përjashtuar nga stadiumet e fushat e futbollit nga pushteti serb, i cili me dhunë ju kishte ndërprerë aktivitetin sportiv duke ju mbyllë çdo pore të jetës. Por, nga dashuria e madhe ndaj futbollit e shtetit të Kosovës, futbollistët shqiptarë filluan të luajnë në livadhe e djerrina, duke i improvizuar fushat e futbollit vetëm e vetëm që futbollin kosovar ta mbanin të gjallë dhe t’ju tregojnë armikut shekullor e pushtuesit serb, se nuk do të këtë fuqi që mundet ta ndalë vullnetin e popullit.

Njëri ndër talentet më të mëdhej që kishte futbolli i Kosovës, ishte Sadulla Ajeti, mesfushori i shquar Gjilanas, por dhuna serbe këtë futbollist e shumë futbollista tjerë i largon nga fushat e blerta të futbollit duke ju mohuar karrierën futbollistike. “Ishin vite të tmerrshme, na larguan nga fushat e futbollit e ushtrohej dhunë, por dashuria ndaj futbollit e shtetit të Kosovës nuk shuhej në asnjë moment, përkundrazi kjo dashuri rritej çdo ditë e më tepër, për ti treguar pushtuesit serb se kjo tokë i takon popullit Kosovar dhe ne nuk kemi atdhe tjetër përpos Kosovën”, kujton sot me plot emocione ish-futbollisti, Sadullah Ajeti.

Ajeti me nostalgji të madhe e respekt të pafund, kujton çdo person në ato kohëra të vështira të cilët kontribuuan për të mirën e futbollit. “I falënderohem çdo futbollisti, donatorëve, punëtorëve sportiv, shikuesve dhe çdo individit të kësaj toke që na kanë mbështetur, ishte krenari dhe privilegj i madh të luash futboll në këto kushte të okupimit, por ne kishim synimet tona që një ditë edhe për ne do të lind një diell që do të shndrisë për jetë e mot”.

Ish-mesfushori i shquar, Sadullah Ajeti në vitin 1992 shpallet futbollisti më i mirë në Kosovë nga Federata e Sporteve të Kosovës dhe Gazeta Rilindja. “Në ditët më të mira të gjithë shpresonim se do të vinin, ndërsa në vitin 1992 Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, njeriu i cili besonte i cili ishte prijës e ideator i shtetit të Kosovës, kishte prituar sportistë e punëtor sportiv dhe në këtë pritje të ngrohtë e me plot emocione më shpallë futbollistin më të mirë në Kosovë, ishte një ndjejnë e papërshkrueshme duke ditur kushtet në të cilat po i zhvillonim garat, ndërsa presidenti Ibrahim Rugova në atë kohë u zotua dhe na premtoi se shumë shpejt do të rikthehemi në fushat e futbollit e ju do të jeni ata që do t’na bëni krenar në arenën ndërkombëtare”, kujton me plot emocione pas plot 30 vitesh, Sadullah Ajeti.

ARKATANA

Ish-futbollisti e tani trajneri, Sadullah Ajeti, ka një porosi për të gjithë futbollistët e trajnerët të cilët merren me lojën e futbollit. “Punoni dhe vetëm punoni dhe atë në mënyrë profesionale. Sot kur jemi të pranuar në shtëpitë e mëdha të futbollit UEFA e FIFA, jepni kontributin tuaj në mënyrë profesionale, ne ju trasuam rrugët në kohëra më të vështira e ju sot vazhdoni e me krenari përfaqësoni klubet e juaja e shtetin e Kosovës”.

Sadullah Ajeti tani me shumë profesionalizëm dhe me suksese të një pas njëshme është drejtues i Shkollës së futbollit me kategori të reja, duke nxjerrë nga duart e tij shumë talent të futbollit të cilët po na bëjnë dhe do të na bëjnë krenar kudo që paraqiten./rajonipress/