Moti në Kosovë: Stuhi, shkarkime rrufesh, shi e breshër
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.
Kjo situatë vije si pasoj e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë.
…
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

