Bebe Rexha vjen me një tjetër paraqitje atraktive
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, ajo mbetet aktive në rrjetet sociale.
32-vjeçarja ka vazhduar të sjell imazhe provokuese duke treguar format e trupit me krenari në një veshje plotë stil, teksa fokusi ishte tek gjoksi i saj joshëse.
Pas videos në bikini ku ylli i muzikës shihej duke u shëtitur rrugëve, këtë herë nuk kanë munguar disa fotografi të reja atraktive.
E veshur me një xhaketë ngjyrë rozë që ia theksonte dekoltenë, Bebe përshtati dukjen me xhinse, këpucë me taka bronzi, teksa përfundoi ‘look’-un me një cantë ‘Chanel’ po ashtu rozë.
“Gjoksi im po duket mrekullueshëm sonte”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e një postimi ku shihet në makinë.
Theksojmë që ylli i hitit “Meant to Be” prej kohësh ka bërë publike lidhje e dashurisë me kineastin amerikan, Keyan Safyari, me të cilin së fundmi shijoj pushimet në Miami.
Në anën tjetër, “Better Mistakes” mban titullin albumi i fundi i këngëtares që u lansua në maj të vitit të kaluar. /Telegrafi/


