“E preferuara juaj po rikthehet”, Enca Haxhia jep lajmin e mirë për fansat
Ndërsa ndodhet në Dubai, Enca Haxhia nuk e ka lënë punën anash për asnjë moment.Këngëtarja, e cila ka pak kohë që nuk ka publikuar një këngë të re, ka zbuluar se pritjes i ka ardhur fundi.
Përmes disa postimeve në Instastory, ajo thotë se shumë shpejt vjen projekti i ri.“Ka ardhur koha t’ju them që kënga e re do të vijë shumë shpejt. E preferuara juaj po rikthehet”, ka shkruar Enca ndërsa nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.Kujtojmë që kënga më e fundit e saj mban titullin “Rakia”, publikuar rreth një vit më parë.


