ARKATANA

Nderohet legjenda e basketbollit Ergin Sherifi nga FBK

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it ndërmjet Golden dhe Trepçës është pensionuar zyrtarisht vëzhguesi, Ergin Sherifi. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu e ka nderuar me një plaket mirënjohje për kontributin e tij në basketbollin e Kosovës.

Sherifi ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982. Më pas në kohët e vështira ishte edhe gjyqtar nga viti 1986 deri më 1990, ku njihej si një gjyqtar me respekt të jashtëzakonshëm në parket. Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.

Eco Higjiena

Ergini pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues deri më tani. Kontributi i tij ishte i madh në basketbollin e Kosovës, andaj FBK e ka nderuar me mirënjohje.