KKVITI

Gjilani e Drita befasitë e futbollit Kosovar

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dy klubet e futbollit të qytetit të Gjilanit Drita dhe Gjilani shumë herë kanë qenë para ngritjes dhe shpërbërjes së tyre por falë njerëzve të cilët e duan futbollin dhe qytetin e tyre në momentet e fundit janë nxjerur nga kriza.

Pas luftës rivaliteti në mes këtyre dy klubeve ishte rritë skajshmërisht por gjithçka në frymën sportive, një kontribut të madh për ngritjen e këtij rivaliteti sportiv e futbollistik e kishin bërë dy legjendat e këtyre dy klubeve Selami Osmani “Bezi” i Dritës dhe Shukri Sylejmani “Meni” të cilët me mbajtjen e klubit dhe sjelljen e futbollistëve nga jashtë, qyteti i Gjilanit quhej “Italia e vogël” këto investime të cilat i bënë me vite të tëra këta doajen të futbollit të këtyre dy klubeve arritën rezultate duke sjell titullin në Gjilan por edhe Kupën e Kosovës.

Me largimin e këtyre dy donatorëve të çmuar këto dy klube shumë herë u gjinden para sprovave të vështira gjatë rrugëtimit të tyre por gjithmonë përkrah këtyre dy klubeve janë shfaqur njerëz të rinjë të cilët i kanë mbajtur gjallë këto dy klube të qytetit.

Gjilani e Drita para fillimit të këtij edicioni futbollistik i cili fillon me 20 gusht kanë bërë “tërmet” në futbollin e Kosovës duke sjell futbollist në mesin e tyre ndërsa kanë harruar se i kanë shkollat e futbollit dhe kategoritë e reja duke mos ju dhënë rastin talenteve të rinjë nga akademitë e tyre.

Një importim i tillë i futbollistëve nga këto dy klubeve për pak sa nuk ju kushtoi në edicionin e kaluar me largim nga Superliga e futbollit të Kosovës, Drita në momentet e fundit më barazh patë siguruar mbijetesën ndërsa Gjilani ka qëndruar pak më mirë fal stinorit vjeshtor ku kishte grumbulluar pikë të mjaftueshme ndërsa gjerë në përfundim të stinorit futbollistët e importuar gjatë fillimit të kampionatit
u larguan rreth 80% të tyre si dhe duke i ndërruar trajnerët e tyre.

Gjilani ka qëndruar pak më mirë në mënyrë financiare dhe në kualitetin e futbollistëve në stinorin e kaluar, ndërsa në këtë stinor ka importuar rreth 11 futbollist çka është për tu befasuar në mesin e tyre janë: Bekteshi, Arbios Thaqi, Ahmeti, Arben Thaqi, Eminhaziri, Teixeira, Garcia, Espinosa ndërsa ka vazhduar me Rusin, Haxhimusën, Jamal, Shabanin e kur do të ndalen pritet të shihet.

Se sa janë të verifikuar këta futbollist dhe sa i plotësojnë kërkesat e klubit pritet të shihet duke ditur se Prishtina, Feronikeli, Besa, Hajvalia e Trepqa 89 janë skuadra shumë të forta.

Mobi Casa

Në mesin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit mbretëron një optimizëm se gjithçka ka përfunduar me Companin Gjermane “Rahmer”, vetëm priten disa formalitete për tu jetësuar urojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.

Tek Skuadra e Dritës ka ndodhur çudira që askush nuk e ka pritur nga shuarja e klubit duke ju larguar futbollistët dhe duke i filluar stërvitjet me 15 dit vonesë në skenë dalin dy dashamirë të sportit në veçanti të atij të futbollit Valon Murseli e Flamur Bunjaku, të cilët me projektin e tyre kanë bërë që brenda 24 orëve të ndërron situata që askush as në ëndërr nuk e kishte menduar.

Këta dy donator të rinjë përpos që nuk kanë ndërruar trajnerët Sedat Pajazitin e Afrim Shahinin ata kanë bindur edhe disa futbollist që kanë bartur barrën kryesore nga edicioni i kaluar të qëndrojnë në klub dhe të sjellin Dragushën, Kukën, Mavriqin, Zenelin, Osmanin ndërsa siç bëhet e ditur nga zyrtarët e Dritës së shpejti do të ketë prurje të reja në klubin e tyre .

“Italia e vogël e futbollit” po i rikthehet qytetit të Gjilanit pas plot 15-të vitesh por a do të përsëritet historia mbetet të shihet.

Puna profesionale e këtyre dy Companive të dy klubeve të Dritës e Gjilanit dhe pranimi në UEFA e FIFA na bënë të shpresojmë se ka ardhur koha që këto dy klube të qytetit të Gjilanit ta sjellin Titullin e Kupën e Kosovës në Gjilan këtë e meritojnë dy tifot e klubeve, “Skifterat” e “Intelektualët” këtë e meritojnë i ndjeri Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani e shumë njerëz të cilët për 20 vite rresht nuk kursyen kafshatën e bukës për të mirën e këtyre klubeve./sylejman ismajli/rajonipress/