Fundamenti

Ngjashmëria e rastit të Ukrainës me atë të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Daut Dauti – Rasti i agresionit rus ndaj Ukrainës nuk ka ngjashmëri me rastin eventual të sulmit të Serbisë ndaj Kosovës. Ngjashmëria është pothuaj e plotë sikur Shqipëria ta sulmonte Kosovën, të themi pas 70 viteve nga sot.

Gjatë këtyre viteve Kosova do të largohej nga ideja e shqiptarizmit dhe në këtë vend do të themelohej kosovarizmi si një nacionalizëm i ri së bashku me shtetin.Të shtojmë, për hirë të argumentit, se kosovarizmin nuk do ta pranonin një numër i kosovarëve të cilët dëshirojnë të mbesin shqiptarë dhe këta do t’i mbronte Shqipëria. Pra, do të krijohej një komb i ri, kosovar, i cili e konsideron popull vëlla atë të Shqipërisë.

Megjithatë, do të kemi dy kombe dhe dy shtetet me dy interesa të ndryshme. Në këtë rast Shqipëria do të intervenonte për ta ndryshuar politikën kosovare dhe nëse nuk do ta merrte Prishtinën, për shkak se kosovarët do të luftonin sikur ukrainasit, Shqiperia do ta mbante të okupuar Gjakovën dhe Prizrenin ku ndjenjat e shqiptarisë do të ishin më të mëdha se ato të kosovarizmit.

Mobi Casa

Gjuha ruse nga ukrainishtja dallon shumë më pak se sa gegnishtja me toskërishten apo gjuhën shqipe zyrtare të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve Kosova do ta zhvillonte gegnishten në gjuhën kosovarishte zyrtare.

Shteti rus ka lindur në Ukrainë sikur që shteti shqiptar që ka lindur në Kosovë. Ekzistojnë plot ngjashmëri tjera. Por, këto gjëra me kalimin e kohën harrohen për shkak se rrethanat krijojnë dy kombe dhe dy realitete të reja që krijojnë kontradikta me fuqi potenciale të konfliktit.Në rast të këtij agresioni shqiptar bota do të reagonte për shkak se Kosovës ia ka garantuar pavarësinë duke mos ia lejuar bashkimin me asnjë shtet tjetër.

Këtu ka mundësi të shkoj ky zhvillim i dy kombeve apo dy shteteve tona. Shteti i Kosovës është krijuar si rezultat i dështimit të idesë kombëtare për krijimin e Shqipërisë etnike sikur që është rasti me Ukrainën që është krijuar si rezultat i dobësimit të idesë ruse. Në histori, dështimet e ideve shpesh kthehen për t’u rishqyrtuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.