FC Drita ndanë mirënjohje për mjekun e skuadrës
Gjilan – Klubi FC Drita në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për doktorin e skuadrës, Dr Bujar Fazliu.
Mirënjohje për intervenimin jetik Klubi ynë, FC DRITA në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për doktorin e skuadrës, Dr Bujar Fazliu. Stafi ynë mjekësor, Dr Fazliu i asistuar nga fizioterapeuti i klubit, Leutrim Kërqeli dhe kolegët nga FC Ballkani ishin heronjtë e ditës, duke shpëtuar jetën e qytetarit që pësoi arrest kardiak. Për gjestin human dhe profesional, FC DRITA në shenjë simbolike shpërbleu me mirënjohje falënderimi doktorin, duke dëshiruar që edhe qytetari i atakuar ta ketë kaluar këtë sfidë dhe të jetë mirë me shëndet. FC DRITA

