Mobi Casa

Lushtaku insiston në shkarkimin e ambasadorit Berishaj: Po dëmtohet imazhi i vendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se skandali i raportuar i ambasadorit Martin Berishaj po ndikon në imazhin e vendit dhe raportet me shtet fqinje.Prandaj sipas tij, në këtë drejtim Kosova duhet të ketë kujdes si shtet.

Madje, ai e sheh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen morale të Berishaj, por kërkon shkarkimin nga Qeveria e Kosovës.

Eco Higjiena

Sipas tij, skandaloze është arroganca dhe mbrojtja që po i bëhet ambasadorit nga Qeveria e presidentja.“Kjo më shumë ndikon në raportet me shtet fqinje dhe në këtë pjesë duhet të kemi kujdes ne si shtet. Ne duhet të ruajmë shtetin dhe imazhin e shtetit tonë me shtet e Evropës dhe unë vlerësoj që është një prishje për arsye se një ndër përfaqësuesit e shtetit që është ambasador në Kroaci është përfshirë në këtë skandal dhe unë e shoh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen e tij morale, por më shumën largimin nga qeveria e Kosovës për arsye se ne më të rëndësishme duhet të kemi marrëdhëniet me shtet fqinje dhe shtet perëndimore sesa që duhet të kemi në raport me një zyrtar publik”.“Fatkeqësisht po e shohim se jo vetëm që nuk po e shkarkojnë, por po shohim arrogancë edhe më mbrojtjen e tij dhe mendoj që është skandaloze. Vetë arroganca e presidentes dhe qeverisë lë shumë për të dëshiruar që ata duan të kenë një marrëdhënie të mirë me shtetet fqinje”, tha Lushtaku.