Hidromorava

Duke menduar në ty

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Nijazi Kastrati

Hidromorava

Mbrëmë gjumi s’më zuri fare
Duke mundua në ty sorkadhe
Në ty me at trup të bukur e të hollë
Me faqe të kuqe si mollë.
Në ty me vetull si drapër
Çerpikun e madh e të zi
Për atë gojë të vogël që ke
Me dhëmbë të bardhë inxhi.
Për ty kur kalldërmit shkoje përpjetë
Era ta bartëte shaminë e bardhë e të lehtë
Herë herë ktheje kokën prapa e shikoje
E në mendje diçka bukur ëndërroje.
Nuk di sot këmba jote a shkelë atë kalldrëm
Nga taket e tua tani a dëgjohet tingëllimë
Apo gjithçka pas teje në heshtje ka ra
E aty nuk dëgjohet më asnjë cicërime!