Eko Higjiena

Promovohet libri i Jashar Esatit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, sot u përurua libri me poezi “Vrapojmë drejt jetës” i poetit Jashar Esati nga fshati Miratoc, komuna e Preshevës, i cili përkohësisht jeton dhe vepron në SHBA.

Ky përurim u mbajt në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë.
Përurimin e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi.
Për librin foli redaktori, shkrimtari Namik Selmani. Pati edhe diskutime: Demush Berisha, Nehat Ramizi, Rrahman Hyseni, Agron Isa Gjedia, Neki Lulaj, Shaip Bllaca, Alixhemal Salihu dhe Ibrahim Esati.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” nderoi me mirënjohje për bashkëpunim z. Agron Isa Gjedia (kryetar i Shoqatës mbarëkombëtare Bytyçi) për bashkëpunim dhe shkrimtarin Namik Selmani për kontribut.

Pati edhe recitime poezish nga libri në fjalë.
Në fund i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrje të pranishmit edhe autori i librit, poeti Jashar Esati.

UBT

Në fund për të pranishmit nga autori u dha një koktell.