Përfundon votimi në Francë: Projeksionet e vendosin Macron si fitues me 58%
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë, shkruan Gazeta Express.
Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze kanë dalur dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet.
Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, thonë ato.
Sa për t’ju kujtuar se këto projeksione të përgatitura nga mediat franceze përdorin një kombinim të rezultateve reale dhe exit poll-eve dhe konsiderohen ultra të besueshme në këtë garë të dyanshme, raporton BBC.


