ARKATANA

Ermir Lenjani qytetar nderi i Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në ditën e Diasporës futbollistit të Kombëtares Shqiptare Ermir Lenjanit iu është dhënë titulli qytetar nderi i komunës së Kamenicës.

Çmimin e pranuan prindërit e Ermirit nga kryetari i Komunës z.Begzad Sinani i cili tha se “Kuvendi Komunal ka marrë vendim që futbollistit Ermir Lenjanit ti jepet çmimi qytetar nderi i Kamenicës për përfaqësimin e tij në Kombëtaren Shqiptare të futbollit dhe kontributin e tij, andaj në emër të qytetarëve të Kamenicës kam kënaqësinë që sot tua dorëzoj këtë pikërisht në ditën e Diasporës, Ermirit i dëshirojmë shumë suksese në paraqitjet e tij si në Kombëtare po ashtu edhe në klubin e tij europian”.

Fundamenti

Në mungesë të Ermirit çmimin e pranuan prindërit e tij, Limon Lenjani babai i tij tha në emër të Ermirit dhe në emër të familjes Lenjani ju falënderoj juve kryetar Sinani për iniciativën e shpalljes qytetar nderi dhe dorëzimin e çmimit, është një ndjenjë e pa përshkruar për mua si prind besoj që Ermiri do të na përfaqësojë denjësisht edhe në të ardhmen.

Kuvendi i Komunës së Kamenicës mori vendim për shpalljen qytetar nderi për Ermir Lenjanin në seancën e datës: 30.06.2016 dhe u votua nga të gjithë delegatët./rajonipress/