Gjilani pas incidentit rimerr veten, mposht Drenicën bindshëm
Gjilan – Në stadiumin sintentik në Gjilan është zhvilluar java e 28 e Superligës në futboll, ku Gjilani ka arritë ta mposht bindshëm Drenicën me rezultat 5-0.
Kjo fitore bindëse ishte për Gjilanin rehabilitim pas incidentit që ndodhi në javën e kaluar në ballafaqim me Ballkanin, ku u sulmua portjeri i Ballkanit , Stivi Frashëri .
Futbollistët e Gjilanit sot treguan lojë të mirë duke e “mbushur” portën e Drenicës plot pesë here.
Serinë e golave të kësaj ndeshje e hapi në minutën e 14-të, me autogol kapiteni i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku.
Tre minuta para fundit të pjesës së parë Keita Razak me goditje të fuqishme ngrit epërsinë në 2-0.
Në minutën e 76-të, Elton Cale depërton bukur i cili shërben bukur Donjet Shkodrën i cili nga afërsia ngrit epërsinë në 3-0. Elton Cale edhe njëherë në minutën e 80-të, pason bukur tek Blerim Krasniqi për rezultat 4-0.
Në minutat shtesë të kësaj ndeshje jo të barabartë, golashënuesi më i mirë i Gjilanit, kapiteni Gerhard Progni, shënon golin e 5 për të përmbyll këtë ndeshje.
Me këtë fitore Gjilani ka tubuar 52 pikë duke u renditur në pozitë të dytë, ndërsa Ballkani në pozitë të pare ka grumbullua 60 pikë./rajonipress/


