Fundamenti

Sinani inspekton punimet në palestrën e sporteve në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë, përfaqësuesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Refki Osmani dhe përfaqësuesit e kompanisë së punëkryesit kanë vizituar punimet në objektin e palestrës së sporteve në Kamenicë.

Sinani tha se ne po e përmbyllim edhe këtë projekt që ka qenë dhe është i domosdoshëm për sportistët dhe klubet e sporteve në komunën tonë. “Me përfundimin e këtij projekti ne do t’iu mundësojmë sportistëve, të rinjëve kushte më të mira për aktiviteteve sportive. Ky projekt do të përfundoj brenda 98 ditëve të punës dhe në vjeshtën e këtij viti Palestra Sportive do të jetë e gatshme për aktivitete sportive”.

FIDANISHTJA

Ky projekt është bashkëfinancim i komunës dhe Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen e këtij projekti obligime të komunës po ashtu mbeten kyçja me ujësjellës, rrymë, kanalizim dhe rregullimi i hapësirës jashtë objektit./rajonipress/