Eko Higjiena

Alban Hyseni merru me Gjilan, lej zgjedhjet në Serbi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga Kushtrim Kadriu – Çka ka nevojë që kryetari i Gjilanit të merret me zgjedhjet në Serbi? Thua që ky i kënaqi punët e Gjilanit dhe i ka mbet tash të merret edhe me atje. Gjilanin e ka llugë, ndërsa tenton të përzihet atje duke marrë anën e një partie politike kundër të tjerave, dhe në këtë mënyrë të përçajë edhe më shumë spektrin politik shqiptar atje edhe ashtu të përçarë.

Duket se nuk po i mjaftojnë hallet e shumta të Gjilanit. Për katër muaj, krejt çka ka ba është se i ka ngulë në qendër të qytetit disa kunja të panevojshëm ( ose fare, fare pak të nevojshëm) dhe tash do të merret edhe me Luginën.

Fundamenti

Kryetar, merru me punët për të cilat jeni zgjedhur dhe lëri ato të tjerat se të rënda janë për ty! Bile, me sa po shihet edhe detyra e kryetarit të Gjilanit po del shumë, shumë e rëndë për ty. A, që do ta shpërqendrosh vëmendjen prej faktit se ju nuk keni as idenë më të vogël se si udhëhiqet komuna, e keni gabim. Askush nuk i ha këto fore të lodhta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.