ARKATANA

Dritën do ta udhëheqin Valon Murseli e Flamur Bunjaku

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas shumë peripecive më në fund skuadra e Dritës bie në binarët e saja drejt ardhmërisë së klubit dhe futbollit.Odiseja në mes donatorëve të rinjë dhe atyre të vjetër merr fund klubin e Dritës do ta udhëheqin Valon Murseli e Flamur Bunjaku tani e tutje do të jen njerëzit kryesor të Dritës.

Ky lajm i ri u bë e ditur në orët e vona të mbrëmjes së sotme nga KF Drita

Rrugët drejt ardhmërisë së klubit të Dritës i kanë hapur edhe kryesia e vjetër e Dritës të cilët ishin pro marrjes së Dritës nga dy donatorët e rinjë çka është për të përshëndetur.

Uji Dea

Një përkrahje të tillë për donatorët e rinj e kishin edhe tifozët,”Intelektualët” të cilët sonte nga ora 19-të ishin mbledhur në shkallët e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Me të arritur marrëveshja në mes kryesisë së vjetër për udhëheqjen e donatorëve të rinjë të Dritës shumë tifoz të Dritës “Intelektualët” kanë vërshuar rrugët e qytetit në përkrahje të Valon Murselit e Flamur Bunjakut.

Me marrjen e Dritës nga këta dy donator shpresohet se më në fund klubi i Dritës do të shndrisë./sylejman ismajli/rajonipress/