ARKATANA

T`i mirëpresim bashkatdhetarët, ata janë krenaria jonë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arbër Ismajli – Të rritur me hjeka e me sy nga vera, vera për ne është simbol i gëzimit i ngrohtësisë, janë ditë që na ngrohin shpirtit, ditë kur secili nga ne pret familjar të cilët shfrytëzojnë pushimin për të vizituar atdheun. Janë këta bashkatdhetarët tanë, janë vëllezërit e motrat tona të cilët në ditët më të vështira ndanë kafshatën e gojës për t’na ndihmuar. E sot, ne si duhet tua kthejmë këtë të mirë më të dashurve tanë? Ti presim me gëzime, t`i urojmë mirëseardhje, t`i ofrojmë atdhedashuri ngase ata janë tanët, janë vëllezërit tanë dhe të tillë t`i trajtojmë!

Kosova jonë, ka vend për secilin qytetar të saj.
Andaj pse sot t`i plaçkitim ata duke i detyruar të paguajnë ekstra sigurime? Pse sot në vend urimit për mirë se ardhje bashkatdhetarëve tanë ne ju ofrojmë gjoba atyre?

Bashkatdhetarët tanë kalojnë shumë kufij dhe me mijëra kilometra por në asnjërin kufijë nuk i dënon askush, këtë nuk e përjetojnë as në Serbi e në atdheun e tyre po!
Mirëseardhje bashkatdhetarë, ju pjesa më e ndritshme e kombit.

ARKATANA

Duke ju uruar pushim të mirë pran familjeve, uroj që ky të jetë viti i fundit që ju plaçkiteni në të hyrë të atdheut tonë!

Arbër R. Ismajli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.