Sadiku te Cana e Lenjani, i vije një ofertë nga Franca
Armando Sadiku mund të përfundojë në Kampionat Francez. Sulmuesi shqiptar që shkëlqeu në “Euro 2016” ka marrë ofertë nga skuadra e League 1, Nantes.
Pikërisht në këtë skuadër angazhohen edhe dy shqiptarë të tjerë, Cana e Lenjani të cilët mund ta kenë propozuar Sadikun si transfer.
Megjithatë problem për këtë pazar mund të jetë përsëri shuma e madhe që Zurich po kërkon për Sadikun. /Indeksonline/


