A ndëgjuat krismën e parë
Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Kur shkreptini si vetim
a ndëgjuat krismën e parë
që godiste si rrufeja
pushka e trimit legjendar
Që të ngritej mbarë shqiptaria
ai kushtrimin e dha i pari
luftetar gjak Pyllajoni
komandanti Adem Jashari
Që i dolën përballë
zezëlubisë
me shumë trima
të UÇK-së
Ndal tiran
i thanë UÇK – ja
se s’ashtë shu
në Kosovë trimëria
Lëshon Drenica
beriha
në sulm trima
përmbi shkja
Sjellëni trima
mbi satanën
që t’ja ndëgjojnë
tërë bota gjamën
Në sulm rrëmbyeshem UÇK -ja
Si rrufe godet armikun
se zemra në gjoksi e shqiptarit
i përballet dhe tank’s çelikut
Buçasin pushket nëpër male
ç’po gjëmojnë maja e lugina
se me armikun gjakatar dhëmbë
për dhëmbë ndeshur shumë trima
Në Llapushnik e në Jezerc
Luftë e madhe thikë me thikë
Edhe me vdekjenë m’u përballë
bijtë e SHQIPES s’patën frkë
Për jetë o vdekje
si Davidi me Goliatin
se ushtria çlirimtare për atdhe
s’e kursen gjakun
Në Smolicë
e mbi Rekë të Keqe
lëshon grahamë
kulçedra e vjetër
Se Dukagjini
Por si kala
tmerr e ferr
është bërë për shkja
Në Kaqanik
e atje në Shalë
pikon gjak hiç
pa u ndalë
Pra pikon
siç ka pikë prore
anë e kënd
tokës ARBËRORE
Në Pashtrik
dhe në Koshare
thejnë kufitë
trimat çlirimtarë
Çfar qëndrese
titanike
që i tmerron
forcat armike
Llap e Gollak
dhe në Karadak
tërê Kosova
u përflak
U përflak
seç mori zjarr
se në beteja shqipet
me barbarë
S’i ndalë trimat
as uragani
gjer në palcë
u trand tirani
Vullnetarë
bienë në flijim
për t’ja sjelle
vendit LIRINË
Bash si lumi Akeron
gjaku i tyre gurgollon
që e derdhën për këtë tokë
Lavdi atyre për jetë e mot.
Prill – maj-1999.
Në shenjë kujtimi të epopesë së Jasharajve,
Ruzhdi Kqiku.


