Fundamenti

Osmani pas rezolutës për Ukrainën: Kuvendi foli me një zë, jemi në anën e drejtë të historisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës me rastin e miratimit të një resolute për Kosovën.

Osmani përmes një shënimi në Facebook, thotë se Kosova u rreshtua në anën e drejtë të historisë.

“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë”, ka shkruar Osmani, përcjell Telegrafi.

Presidentja ka falënderuar deputetët që dënuar agresionin rus dhe iu hapën dyert refugjatëve nga Ukraina.

Uji Dea

“Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe më tej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina”.

“Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë”, ka shkruar tutje Osmani.

Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe invazionin e federatës ruse mbi Ukrainën dhe popullin e saj./Telegrafi/