Vjen poza seksi e Remzije Osmanit
Këngëtarja Remzie Osmani vazhdon të shkëlqejë pafund me prezantimet e saj në skenën muzikore, qoftë në mbrëmjet ku ajo merrë pjesë, qoftë edhe në dasma e ahengje familjare, tashmë kur ajo është në vlugun më të madh të sezonit veror.
Ajo përditë e më shumë po shkëlqen me pamjen e saj mahnitëse, madje edhe duke u dukur më e re dhe më e bukur se kurrë më parë.
Së fundmi ajo ka postuar një fotografi në Fan Page, ku duket plot freski, e veshur me fustanin e qëndisuar nga “Fjolena” si dhe me pamje mahnitëse.
Nga fotoja kuptohet se ka qenë një dasmë, në një ambient të hapur, pishinë dhe se ka argëtuar në pakufi mysafirët e këtij ahengu madhështor, ashtu siç din të jetë madhështore një artiste e madhe si Remzia.


