Haradinaj ka tri kërkesa për krerët e shtetit: Thirrni ndërgjegjes për hir të fëmijëve tanë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë me tri kërkesa për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka kërkuar që të rikthehen tri projekte që ai ka konsideruar të nevojshme për të ardhmen e vendit tonë, e që janë ai për gazsjellësin, strategjia nacionale për siguri dhe ligji për donacion për Ushtrinë e Kosovës, transmeton Zeri.info
“Pushtetarë të Kosovës: Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë dhe miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës. Thirrni ndërgjegjes suaj për hir të fëmijëve tanë”, ka shkruar Haradianj. /Zëri


