Fundamenti

Hibrid Intelektuali (Poezi)

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

O intelektual, kush t’ka faj Ty? Që s’i ndihmove Kombit e s’besove në Perëndi!

Mbarove kishe shkollë,
me famë Laicizmi,
po kurrë s’u lirove,
nga një farë cinizmi!

Kërkove nga populli,
të bëjë temena,
por, Kombi nuk rritet,
me ëndrra n’hava!

Ku i ke veprat,
o pseudo intelektual?
t’i shohim e prekim
e t’i mësojmë ngadalë!

Ç’farë të mire i solle,
vendit o shqiptar?!
Që ne të ndihemi
me Ty aq krenar!

Të pritëm faqe bardhë,
por, na dole faqe zi,
me gjithë atë farë shkollë
e me dituri…!

UBT

Shkove në Paris,
Moskë e Angli,
që pastaj të kthehesh
me diplomë në shpi!

Por ç’e do e mira,
me këto salltanate,
nuk vlen dituria
me shkollë surrogate!

Ta dhamë dhe besimin,
t’na prish në liri;
po për 50 vjet
na zhyte n’varfëri!

S’na solle të mira,
o pseudo intelektual?
Sherri i diturisë,
mos të qoftë hallall!

Arif Osmani – Tërnovcalija
(Autori i poezisë është zbulues i Alfabetit të mileniumit të ri, me shkronja kuq e zi – me germa shqip e jo latin e arab)