UBT

Wow: Mihrije Braha po shkëlqen në fotosesionin e ri

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Për këngëtaren e njohur Mihrije Braha, lirshëm mund të themi, se sa më shumë vitet po kalojnë, aq më tepër bukurinë po ia shtojnë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një fotosesion nga zemra e Prishtinës, ku shfaqet tejet me stil, saqë edhe koleget do t’ia kishin lakmi për këtë paraqitje.

Eco Higjiena

Ndër emrat më të respektuar të estradës shqiptare, që ka lënë gjurmë në muzikën shqipe, padyshim është zonja e skenës Mihrije Braha, këngëtare shumë e njohur, e cila përmes këngëve të paharruara tash e sa dekada vazhdon të jetë prezente në skenë me profesionalizmin, origjinalitetin dhe thjeshtësinë që e karakterizon atë si artiste dhe si njeri mbi të gjitha.